Nis gjyqi ndaj Dani Alves për përdhunim, përballet me 12 vjet burg

E publikuar: 05/02/2024 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves ka dalë në gjyq në Spanjë i akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një klub nate.

40-vjeçari ndodhet në burg pa kusht për më shumë se një vit që nga ngjarja e supozuar që ndodhi në dhjetor 2022, shkruan BBC.

Alves mund të përballet me 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor.

Ai fillimisht mohoi të kishte takuar akuzuesen e tij, por më vonë tha se ata kishin pasur marrëdhënie seksuale konsensuale. Gjyqi i tij përfundon të mërkurën.