Nis fushata sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

E publikuar: 09/08/2017 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, sot kanë marrë pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.
Hapjen e fushatës e bënë drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, Naim Muja, drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, kolonel Rrahman Sylejmani dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, major Fehmi Xhata, shkruan Express.

Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim.