Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, është marrë vendimin që kjo urë të mbyllet përkohësisht.
Ministri ka njoftuar se brenda pak javëve do të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc.
Brenda pak javëve do të hapim procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc. Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve. Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badovcit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re” shkruan Aliu në njoftim.