Nintendo ka përgatitur një përditësim për lojën Super Mario Run në iOS dhe Android më 29 Shtator ku do të sjellë një botë të re, një modalitet të ri dhe një karakter të ri.
Përditësimi sjell modalitetin Remix 10, një koleksion prej 10 seksionesh nga nivele të ndryshme të lojës dhe me shpërblime medaljesh ylberi.
Duke kryer këtë sfidë, lojtarët mund të shpëtojnë Princeshën Daisy si dhe të luajnë me karakterin e saj për pjesën tjetër të lojës.
A new #SuperMarioRun update arrives 29/09, including a new world, new mode, new playable character, and more! pic.twitter.com/JevstvBtr7
— Nintendo UK (@NintendoUK) September 23, 2017
Lojtarët gjithashtu do të mund të zhbllokojnë një botë të re të quajtur World Star, e cila përmban nëntë nivele të reja, armiq dhe disa mekanika të reja për lojën.
Gjithashtu do të ofrohen edhe disa përditësime të vogla: lojtarët mund të vendosin sende të reja në Mushroom Kingdom dhe të dëgjojnë muzikën e tyre ndërsa luajnë.
Së fundit nga data 29 Shtator deri më 12 Tetor Nintendo ul me 50% çmimin e lojës. /GameWorld Albanian