Kamera më e fundit kompakte e Nikon, Coolpix P1000, sjell me vete një detaj shumë interesant për botën e fotografisë.
P1000 ka një lente me fuqinë zmadhuese më të madhe në botë: 24-3000mm, ose 125x zmadhim optik.
P1000 është pasardhësi i P900 i cili kishte zmadhim optik 83x. Lentja e P1000 hapet në f/8 dhe fillon nga f/2.8. Ajo është e pajisur me një sensor 16 megapiksel.
Kjo kamër është dizajn për skenare që kërkojnë zmadhim optik ekstrem si në natyrë apo hapësirë. Ajo mund të regjistrojë video 4K me 30 frekuenca në sekond si dhe ka një “View Finder” elektronik OLED.
Peshon 1.4 kilogram dhe kushton 999 dollarë. /PCWorld Albanian