Nikoliq: “Shqiponjat” treguan si mbrohen ngjyrat e vendit

E publikuar: 09/10/2015 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq ka përgëzuar përfaqësuesen e futbollit të Serbisë për fitoren kundër Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Evropian, transmeton Koha.net.

“Serbia është krenare me “shqiponjat” e saj që treguan se si mbrohen ngjyrat e vendit. Unë ju përgëzoj për rezultatin dhe sjelljen e lartë sportive. Bravo “shqiponja”. Gëzuar Serbi”, ka thënë Nikoliq.