Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka theksuar se kushti kryesor për hyrjen e Serbisë në BE është njohja e Kosovës, të cilën, ka thënë ai, “mund ta pranojnë vetëm robërit”.
Ai ka shtuar se Serbia këtë nuk do ta bëjë sepse këtë kusht nuk do të pranojë populli serb.
“Mendoj se kushti kryesor për hyrjen tonë në BE do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, porse Serbia nuk do ta njohë kurrë dhe as që e ka njohur ndonjëherë dhe këtë ua kemi bërë qartë me dije të gjithë përfaqësuesve të të gjitha institucioneve evropiane. E nëse BE vazhdon të insistojë në këtë vendim tonin të tillë, kjo do të thotë se BE nuk dëshiron të na shohë në përbërjen e vet”, ka thënë ai për Interfaksin rus.
“Por në këtë kusht nuk do të pranonte asnjë popull. Këtë mund të pranojnë vetëm robërit”, ka thënë kryetari serb.
/express/