Nikoliq pranon se vendimi i sotëm në UNESCO, do të jetë negativ për Serbinë

E publikuar: 21/10/2015 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se pret që vendimi i UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës, të mos jetë i mirë për Serbinë.
“Ndoshta ne mund të ndryshojmë diçka, por sot, me siguri nuk do të jetë mirë”, u ka thënë Nikoliq gazetarëve, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se shteti serb do të vazhdojë që të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës dhe se pret që në Mbledhjen e Përgjithshme në nëntor, Serbia të tentojë që të bindë gjithë botën që të shtyjë marrjen e këtij vendimi deri në vitin 2017./lajmi.net/