Nikoliq përfundon platformën, për Kosovën parashikon autonomi

E publikuar: 19/05/2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Platforma për Kosovën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, është dërguar në kabinetin e kryeministrit, Aeksandar Vuçiq

Sipas B92, janë bërë të ditura edhe disa nga objektivat e kësaj platforme. Sipas këtij mediumi, platforma e Nikoliqit parasheh një autonomi të gjerë për Kosovën në shumë fusha, por jo edhe pavarësi, transmeton lajmi.net.

Një pjesë e kësaj platforme ka të bëjë edhe me veriun e Kosovës, i cili, sipas Nikoliqit, duhet të trajtohet në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Ndërsa në pjesën tjetër, Asociacioni i Komunave Serbe, të ketë tretman ashtu siç kanë pasur shqiptarët gjatë ekzistimit të Jugosllavisë.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020