Platforma për Kosovën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq do të duhej të prezentohet para kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në dy ose tri ditët e ardhshme, raporton B92.
Kështu ka raportuar e përditshmja beogradase “Politika” të martën, transmeton Indeksonline.
Sipas artikullit, Nikoliq do t’i sugjerojë kryeministrit që të vazhdojë që të trajtojë Kosovën në përputhje me kushtetutën serbe, përderisa komunat serbe në Kosovë, projekti i ardhshëm për Asociacionin e Komunave Serbe , të trajtohen sikurse shqiptarët në kohën e ish-Jugosllavisë.
Kushtetuta e vitit 1974 e ish-Republikës jugosllave, sipas Nikoliqit i jepte shqiptarëve të Kosovës të drejtën e vetqeverisjes dhe mundësinë e formimit të një gjykate kushtetuese. /Indeksonline/