Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, në një deklaratë ka thënë se ushtria serbe vitin e kaluar ka dëshmuar se është substanca e shoqërisë serbe duke i shërbyer me nder popullit.
“Ushtria serbe derivon nga populli, dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë kundërshtim me popullin të cilit i shërben, dhe populli pret nga ata shpëtim kur askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë” ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.
Përkundër faktit se makineritë ushtarake serbe, nën dirigjimin e ish-diktatorit më mizor të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, kanë bërë kërdinë më të madhe në rajon duke okupuar dhe vrarë mijëra njerëz, Nikoliqin duket se nuk e shqetëson aspak ky fakt.
Nikoliq ka shtuar se ai është krenar të jetë komandanti suprem i një ushtrie si kjo, dhe se do të krenohej edhe më shumë po që se ushtria serbe do të kishte rastin të mbrontë vendin nga ndonjë kërcënim eventual, jo vetëm me zemrën dhe me mençurinë që kjo ushtri ka, por edhe me guximin dhe makinerinë ushtarake. /Indeksonline/