Nikoliq: “Fitore morale” në UNESCO

E publikuar: 09/11/2015 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dështimi i Kosovës që të fitoj vota të mjaftueshme për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim (UNESCO), shënon “vetëm një fitore të drejtë dhe morale”, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

“Kjo është një fitore e drejtë dhe morale e arritur në kushte pothuajse të pamundshme, kur ajo që është e drejtë nuk mund të llogarisë në mbështetjen e shumicës”, thuhet në deklaratën e zotit Nikoliq.

Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s sot në Paris, për Kosovën votuan 92, kundër pranimit ishin 50 vende, ndërsa abstenuan 29 vende.

Për pranim janë dashur dy të tretat e atyre që votuan, pra në rastin konkret, 95 vota.

Para votimit për pranim të Kosovës, u refuzua kërkesa e Serbisë për shtyrje të votimit për pranim.