Nikoliq: Do t’i dërgojmë marrëveshjet e ardhshme në Kushtetuese

E publikuar: 01/01/2016 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se ideja për formimin e Asociacionit e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka qenë pjesë e platformës së tij, si një autonomi brenda autonomisë.
Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se idenë për AKS-në e kanë pranuar si BE ashtu edhe Prishtina, pasi që, siç ka thënë, të dyja palët kanë menduar se nuk do të arrihet deri te kjo.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nikoliq ka thënë se pas përfundimit të dialogut në kuadër të kapitullit 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve, ai do ta dërgojë ndonjë marrëveshje për ta interpretuar kushtetutshmërinë nga gjykata serbe.

“AKS ka qenë ideja ime në platformën për Kosovën, dhe në njëfarë mënyrë këtë e kanë pranuar përfaqësues të BE-së e Prishtinës, duke besuar që asnjëherë nuk do të mund kjo të realizohet. Ne kemi insistuar në Asociacionin që nënkupton autonomi në kuadër të autonomisë, pasi kjo do të vinte në pikëpyetje dialogun me Prishtinën”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.

Ai ka pyetur se a do ta respektonte BE vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, lidhur me ligjshmërinë e ndonjë marrëveshje të fundit me Kosovën

“Gjithashtu, atëherë kur të nënshkruajmë ndonjë dokument ligjërisht obligues pas përfundimit të kapitullit 35 në bisedime me BE-në, do detyrohemi që për atë ta pyesim Gjykatën Kushtetuese. Çfarë nëse gjykata vendos diçka kundër, a do ta respektonte BE atë vendim, apo do të thotë se të gjitha raportet mes Serbisë e Kosovës varen nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë?”, ka thënë ai.