Për shkak se ish-diktatori kuban nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka dekoruar Fidel Kastron (89) me Urdhrin e Republikës, që është dekorata më e lartë që u ndahet shefave të shteteve.
Kryetari i Komisionit për ndarjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikoliqit, Tomisllav Antiq, ka thënë për gazetën “Novosti”se propozimi ka ardhur personalisht nga presidenti.
“Kastro nderohet me këtë mirënjohje për shkak të raporteve të mira shumëvjeçare mes dy vendeve tona, por edhe për shkak të qëndrimit parimor të Havanës që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në motivacionin e ndarjes së dekoratës.
Nikoliq të hënën që vjen, shkon për vizitë në Kubë dhe me gjasë do të provojë t’ia dorëzojë dekoratën personalisht Kastros. /Telegrafi/