Nikoliq: Ambasadori gjerman me tha se çfarë duhet të bëjmë me Kosovën

E publikuar: 15/12/2015 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka vlerësuar se skenari për grusht shteti në Serbisë, për të cilin kanë raportuar mediat serbe, nuk ka qenë real.

“Nuk besoj në të gjitha ato që shkruhet apo flitet. Disa mendojnë se unë dhe kryeministri Vuçiq jemi në përleshje të mëdha dhe vlerësojnë se në atë përleshje do të duhej të ishin në anën e tij. Kryeministri bile nga disa njerëz ka marrë informacione se unë me 15 dhjetor do të formojë parti”, ka thënë Nikoliq për RTS, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se nuk merr raport nga shërbimet e sigurisë për zhvillimet në Serbi, pasi që, siç ka thënë, “nuk kërkon”.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk janë të nevojshme pasi që Qeveria e Serbisë po e kryen për mrekulli punën e saj.

“Nuk shkohet në zgjedhje nëse disa ministra nuk e kryejnë punën e tyre, por nëse kryeministri nuk punon mirë. Unë nuk kam ambicie që të vendos ministra, por e vërej se sa përparojnë disa ministri”, ka thënë ai.

I pyetur se si i komenton raportet e disa medieve se i është gëzuar shkarkimit të ministrit të Mbrojtjës, Bratisllav Gashiq, Nikoliq ka thënë se pikërisht me Gashiqin ka bashkëpunuar më së shumti dhe se ka raporte korrekte me të.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka vlerësuar se Kapitulli 35 (Kapitulli për Kosovën) i negociatave për anëtarësim në BE do të jetë vendimtar për Serbinë.

Ai ka theksuar se BE-ja në atë Kapitull do të tregoj nëse e do apo jo Serbinë në anëtarësinë e saj, transmeton Indeksonline.

“Sot ambasadori gjerman shumë qartë dhe zëshëm me ka thënë se korniza ynë negociuese parasheh që ta arrijmë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën. Unë do të dëshiroja që sa më parë të arrijmë tek ajo marrëveshje dhe ta kuptojmë se çfarë domethënie ka ajo në sytë e BE-së. Evropa duhet të mendoj se a duhet ta mbështesë një territor të ndarë apo një shtet sovran”, ka thënë ai.

Sipas tij, BE-ja nuk do ta pranojë Serbinë si pjesë të asaj, ashtu siç ka bërë me Qipron e ndarë.

“Si do të reagonte Evropa nëse Ukraina do të niste hapjen e kapitujve, çfarë do të thoshin për Krimenë. Hapja e kapitullit 35 është shënjë që do të kemi trajtim të veçantë në bisedime, por nuk e di se si do të duket kjo kur shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai.