Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic ka thanë se Maqedonia duhet me u ballafaque me sfida të sigurisë dhe se Serbia asht e gatshme me u pergjigj ne çdo kercënim.
Ai ka bisedue në Budvë me kryetarin maqedonas, Gjorgje Ivanovin, në prag të samitit “Procesi Bërdo-Brione”.
Nikolic ka theksue perkrahjen dhe miqësinë e Serbisë e të Maqedonisë, e cila asht tue ballafaque me krizë të madhe të mbrendshme politike.
“Koha që asht para jush asht shumë e ndjeshme dhe ju duhet të jeni të gatshëm në mënyrë adekuate me u ballafaque me sfidat mbrojtëse.
Serbia ka zonën tokësore të sigurisë dhe asht e gatshme me u pergjigj në çdo kercënim.
Kushdo që provon çfarëdo situate të pakendshme në Serbi , duhet me llogaritë n’unitetin e ushtrisë dhe të policisë”, ka theksue Nikoliq, njofton B92.
Kryetari Gjorgje Ivanov e ka njoftue Nikolicin me situatën aktuale në Maqedoni dhe me masat që po i ndërmerr ky shtet.
“Faleminderit për fjalët perkrahëse, asht shumë me randësi që në veri kemi nji vend mik”, ka thanë Ivanov.