Nicole mahnit Italinë

E publikuar: 16/09/2016 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angazhimet profesionale u lënë pak kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin, kohë që ai si sportist dhe ajo si këngëtare mundohen të shfrytëzojnë në maksimum.

Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, tenisti Grigor Dimitrov u shkëputën për pak ditë në Portofino të Italisë për pushime.

Mesa duket gjërat po bëhen serioze mes tyre, pasi çifti është parë gjithë kohës i kapur dorë për dore.

Sigurisht, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Nicole me linjat e saj si gjithmonë perfekte.

/tch/