“Ngushëllime president, bëhu i fortë”, Hashim Thaçi përkulet para varrit të babait, bashkëfshatarët e ngushëllojnë

E publikuar: 21/03/2025 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, i është lejuar vizita në Kosovë.

Ai sot ka qëndruar tek varri i babait të tij në Burojë, ku ka vendosur një kurorë me lule.

Me trishtim në fytyrë ndërkohë që është përkulur para varrit të babait, Thaçi është ngushëlluar nga bashkëfshatarët e tij.

“Ngushëllime president, bëhu i fortë e jemi krenarë me babain tuaj dhe me ty”, janë dëgjuar duke thënë ata.