Ngritje temperaturash dhe shi

E publikuar: 20/04/2015 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me riga të izoluara të shiut.

Shi të intensitetit të dobët do të ketë vetëm ditën e mërkurë. Të mërkurën rigat e shiut nuk do ta përfshijnë tërë territorin e vendit, deri sa të dielën pritet të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat minimale nga dita e hënë deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 2C deri 4C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12C deri 14C celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. Nga dita e enjte e tutje vendi ynë do të ndikohet nga frontet e nxehta të cilat vijnë nga juglindja e kontinentit.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e vlerave të temperaturave minimale dhe atyre maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3C deri 6C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20C deri 23C celsius.

Do të fryjë erë nga ana e juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

/Indeksonline/