Ngritja rekorde e çmimeve, presidentja Osmani në Forumin e Antalisë dhe deklarata e ministres gjermane për liberalizimin e vizave

E publikuar: 12/03/2022 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën që po lëmë pas qytetarët e vendit janë përballur me ngritje rekorde të çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve.

Çmimi i vajit ditën e enjte në Kosovë shënoi ngritje enorme në disa markete, kur një shishe vaj u shit për 3.49 euro.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalisë, ka marrë pjesë në panelin e liderëve ku u diskutua për temën “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”, ndërsa është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan si dhe sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Po javën që po lëmë pas për vizitë në vendin tonë ishte ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Annalena Baerbock.

Ngritja e çmimeve, vaj i sekuestruar dhe depo të mbylluraDitëve të fundit është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazë, si vajit, miellit, sheqerit si dhe i derivateve.

Pas kësaj, të enjten pasdite janë mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, njëra në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Ngritja e çmimit të vajit dhe derivateve të naftës që ka ndodhur për gjatë këtyre ditëve në vendin tonë, ka bërë që të moblizohen institucionet kompetente.

Inspektorët e tregut, Administratë Tatimore, departamenti policor i krimeve ekonomike kanë kryer inspektime të shumta në markete e pompa të derivateve të naftës.

Çmimi i vajit ditën e enjte në Kosovë shënoi ngritje enorme në disa markete, kur një shishe vaj u shit për 3.49 euro.

Përveç që kishin ngritur çmimet, pronarët e disa marketeve kishin vendosur që në rafte të shkruhej që sasia është e limituar, dukë shkaktuar kështu edhe panik te qytetarët, të cilët edhe vrapuan drejt marketeve për t’u furnizuar me vaj, transmeton Telegrafi.

Ngritje të çmimve janë duke pësuar në vazhdimësi edhe produktet tjera ushqimore.

Për ngritjen e çmimit të vajit, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çmimi i vajit në vend është më i shtrenjti në botë.

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, kishte deklaruar kryeministri, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari deklaroi se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, ani pse tha se kanë mungesë të inspektorëve të tregut.

“Po ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, siç e dini prej zgjedhjeve të fundit edhe më herët ne kemi synim për rritjen e inspektorëve, veçse kemi shtuar numrin e inspektorëve në punë. Ne kemi shtyrë përpara ligjin për inspektime”, ka thënë ajo.Për ngritjen e çmimeve, ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, ku përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se kanë analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore.

Në njoftim thuhej se vaji ushqimor që u shit për 3.49 euro u importua me çmim prej 1.22 deri në 1.45 euroDogana ka njoftuar se, gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milionë litra, derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar.

“Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021, duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021, e ka shënuar rritje në 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Telegrafi.

Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias, u takua me Erdoganin dhe StoltenberginPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalisë, ka marrë pjesë në panelin e liderëve ku u diskutua për temën “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”.

Sipas Presidentes Osmani, paqja dhe prosperiteti janë të lidhura ngushtë dhe parakushte për një shoqëri progresive e të zhvilluar.

Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia e hapjes, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidentja Osmani po ashtu gjatë ceremonisë ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domsdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo.

“Një mjedis paqësor dhe i begatë është çelës për çdo shoqëri, sepse ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror të një vendi”, ka theksuar Osmani. Por, sipas saj, qëllimet e tilla asnjë vend nuk mund t`i arrijë i vetëm.

“Vendosja e bashkëpunimit rajonal dhe global do ta mundësojë paqen dhe stabilitetin, i cili favorizon zhvillimin ekonomik, prosperitetin dhe përparimin”, është shprehur ajo.

Në këtë kontekst, Osmani ka potencuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor domosdoshmërisht duhet t`i bashkohet strukturave euroatlantike. Më tej, Presidentja Osmani ka thënë se e vetmja mundësi për ta ruajtur paqen është komunikimi i qartë dhe i drejtpërdrejt, megjithëse sipas saj, paqja është gjithnjë e kërcënuar.

“Përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova si shtet, por edhe kontinenti ynë, sot të gjithë i shohim qartë kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë, të cilat janë të vazhdueshme dhe aktive”, ka thënë ajo.

Diskutimin e saj, presidentja Osmani e përmbylli me një mesazh shprese për bashkëpunimin e botës demokratike për ruajtjen e paqes:

“Ashtu siç u mblodh bota demokratike për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës dhe kudo tjetër në botë ku ka luftë dhe vuajtje”.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Ministrja gjermane: Kosova ka bërë punën e saj për vizat, tani duhet BE-ja ta bëjë punën e vet.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë javës që po lëmë pas ishte për vizitë në Kosovë.

Ajo pas takimit me liderët e Kosovës ka thënë se Kosova ka bërë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave, dhe tani duhet Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.

Ajo ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, si dhe ka thënë se Ballkani Perëndimor do të vendoset në listën e prioriteteve.

“Ne jemi marrë vesh që Ballkanin Perëndimor ta vendosim në listën tonë të prioriteteve. Ne në Qeverinë e re federale kemi vendosur që për herë të parë të krijojmë një funksion të ri për përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është investitor dhe donatori më i madh në Kosovë, duam të zgjerojmë edhe më tej këto marrëdhënie”.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj, tani duhet BE ta bëjë punën e vet. Ne kemi folur edhe për reforma që ka nisur qeveria, luftimi i korrupsionit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë ajo.

Tutje, ministrja ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve që është dukë bërë në Ukrainë.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës që më solidaritet i është bashkuar masave të bashkësisë ndërkombëtare, kjo ka treguar që Kosova i përket Evropës. Ne jemi dhe do të mbetemi partner i juaj”, ka shtuar më tutje ajo.