Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Prokuroria njofton se më 16 dhjetor të vitit 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen.
Ngritet aktakuzë ndaj zv.drejtorit të shkollës fillore i cili ngacmoi seksualisht një nxënëse
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se më 16 dhjetor të vitit 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen.
Ngacmoi seksualisht një 12 vjeçare, dënohet me dy muaj burgim prizrenasi -…
Simptomat e prostatitit? mund te zhduket pas 1 dite!
“E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hyn i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.