Lajmet

Ngritet aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 20 tjerëve për krim të organizuar

17.05.2016 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ngritet aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 20 tjerëve për krim të organizuar

Djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Uka do të akuzohet këtë javë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
Insajderi ka mësuar se lista e të akuzuarve të prokurorit Allen Cansick nisë me Ukë Rugovën, pasuar nga, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, që po hetohen nga Prokuroria për veprime që kanë të bëjnë me shitje vizash.

Rugova, do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.

Ngritjen e aktakuzës këtë javë e ka konfirmuar Prokuroria e Shtetit.

“Ju informoj se lidhur me rastin për të cilin keni pyetur aktakuza do të ngritët deri në fund të kësaj jave”, ka thënë për Insajderin, Liridona Kozmaqi – zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria ka shfrytëzuar afatit maksimal të hetimeve prej 30 muajsh në këtë rast për shkak të përfshirjes së shumë shteteve në këtë rast. Afati i fundit për ngrite të aktakuzës është nesër, më 18 maj.

Insajderi ka mësuar se lista e të akuzuarve të prokurorit Allen Cansick nis me Ukë Rugovës, pasuar nga, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, po hetohet nga Prokuroria për veprime që kanë të bëjnë me shitje vizash.

Prokurori Allen Cansick pretendon se Ukë Rugova ka mbikëqyrur bizneset e Izet Beqirit me Florian Petanin dhe procedimin e vizave në ambasadë. Prokurori pretendon se Izet Beqiri ka vepruar si menaxher i operacionit dhe ai ka ndërmjetësuar ndërmjet Florian Petanit dhe të pandehurit Azad Beqira, dhe të tjerëve.

Prokurori ka theksuar se provat e përgjimit tregojnë se Florian Petani ka kontakte të mjaftueshme brenda ambasadës italiane dhe ka dokumente të fshehta që kanë të bëjnë me Ukë Rugovën.

Prokuroria kishte zgjeruar hetimet ndërkohë për Astrit Haraqijnë për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare si dhe Valon Selimit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Azem Koskovikut, Alban Agushit, Haxhi Islamit, Ragip Gashit dhe Fadil Ahmeti në lidhje me veprat penale krim të organizuar, që lidhet me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me migrantë.

Dhjetë anëtarët e parë të grupit që cilësohet si kriminal nga Prokuroria, janë arrestuar me 5 shkurt të vitit të vitit 2014 pas një hetimi të Policisë dhe Prokurorisë. Aksioni i arrestimit kishte rezultuar me gjetjen e një sasie të madhe provash kryesisht në shtëpinë e Ukë Rugovës, të cilat konsiderohen baza më e fortë për ngritjen e aktakuzës.

Dyshimet e forta janë theksuar vazhdimisht edhe nga Gjykata kur kishte vendosur për caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit për Ukë Rugovën.

“Dyshimi i bazuar në veçanti është i fuqishëm sa i përket Ukë Rugovës”, thuhej në njërin prej vendimeve për vazhdim të paraburgimit.

Gjatë bastisjes shtëpisë së ish-deputeti Ukë Rugova më 5 shkurt 2014 Policia kishte gjetur një material voluminoz që dyshohet se është shfrytëzuar për aplikimin e vizave të rrejshme Schengen. Policia kishte zbuluar dhe sekuestruar 40 komplete të aplikimeve për viza me fotografi të aplikuesve, 73 faqe të kopjeve të pasaportave, 22 dëftesa të vizave, 83 dokumente të madhësisë së fotografive, 168 zarfe që përmbanin dokumente të policave të sigurimit shëndetësor, një letër e adresuar ambasadorit të mëparshëm italian në mbështetje të aplikimeve për viza, 3 letra të adresuara për Faëzi Habib – zyrtar i Ambasadës Italiane, 16 fotokopje të letërnjoftimeve dhe dokumente të KEK-ut.

Provat e siguruara gjatë bastisjes konfirmohen me rezultatet e përgjimeve dhe të vëzhgimit si dhe sipas listës së klientëve të grupit që janë siguruar nga një e-mail i dërguar nga Visar Beqiri me datën 2 janar. Provat nga përgjimet po ashtu janë veçanërisht bindëse kundër Florian Petanit.

Në vendimin e fundit të Gjykatës për vazhdimin e hetimeve thuhet se të pandehurit dyshohet se veprojnë si grup i organizuar për ofrimin e vizave schengen të cilat në mënyrë mashtruese i kanë marrë nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

“Dyshohet që grupi nxjerr dokumente të rrejshme për të mbështetur kërkesat për vizat Schengen të paraqitura në ambasadën italiane për klientët e tyre dhe anëtarët e grupit kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre brenda Ambasadës Italiane për të siguruar që kërkesat mashtruese të miratohen”, thuhet në vendim.

Prokurori deri tash pos bastisjeve në pronat e 15 të dyshuarve, ka intervistuar më tepër së 100 dëshmitarë. Ka shfrytëzuar ndihmën juridike ndërkombëtare me Italinë.

“Ndihma Juridike është në vazhdimësi pasi që kanë dalë në sipërfaqe më shumë prova në vazhdim të hetimit, një sasi e madhe e dokumenteve akoma është duke u shkëmbyer. Ka dy kërkesa të diskutueshme për ndihmën juridike me Shqipërinë dhe Greqinë. Prokurori më tej ka paraqitur që një sasi me rëndësi të të dhënave financiare, elektronike dhe dëshmi të dokumenteve që kërkojnë një analizë komplekse”, thuhet në vendim.

Ukë Rugova është duke u mbrojtur në liri. Ai ka qenë deputet mandatin e kaluar. në këtë legjislaturë ndërkaq, mandat deputeteje ka fituar motra e tij Teuta, derisa vëllai i tij i madh, Mendimi është emëruar zëvendësministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Grupi i Rugovës dyshohet se për një vizë italiane ka fituar nga 2700 deri në 3.500 euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik