Ngrihet aktakuzë për terrorizëm kundër 6 personave

E publikuar: 04/12/2015 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo prokurori, gjashtë të pandehurit, më datën 10 korrik të këtij viti, kanë shkuar të armatosur te Liqeni i Badvocit, me qëllim incizimin e një videoje propaganduese për të treguar, siç thuhet, shtrirjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në Kosovë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokuroria, të pandehurit, në ditën e arrestimit, kanë poseduar “pushkë automatike AK 47 me bajonetë, pesë karikatorë dhe 32 fishekë, si dhe uniforma ushtarake, maska për fytyrë, dorëza dhe flamurin e organizatës terroriste IS”.

Prokuroria ka bërë të ditur identitetin e të pandehurve vetëm me iniciale