Ngjashmëri e frikshme! Gjendet sozia e ‘Kemalit’ që çmendi vajzat

E publikuar: 25/07/2018 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

33-vjeçari u bë i njohur nga roli i “Bali Beut” në serialin “Sulltani i madhërishëm” ndërsa kulmi i karrierës së tij ishte me serialin “Dashuri e errët” ku luante rolin e “Kemalit”.

Ndonëse është i martuar, vajzat çmenden pas Burakut, por me siguri do të gëzoheni kur t’ju

themi se aktori ka një sozi identike. Burak Khan quhet djali që i ngjan jashtëzakonisht shumë

Burakut, sikur të ishin binjak. Të dy kanë të njëjtin emër dhe jetojnë në Turqi. Burak Khan

është bërë i njohur pikërisht nga ngjashmëria me aktorin dhe në fotot e tij në komente të
gjithë ja vënë në dukje. Më poshtë mund të shihni disa foto të Burak Khan.