​Ngjarjet e datës 16 maj

E publikuar: 16/05/2022 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora
09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë, ora 09:50)

Mbahet ngjarja përmbyllëse e programit ACCESS – “Qasja në treg dhe shërbimet e digjitalizimit për bizneset kosovare”. Marrin pjesë ministret Rozeta Hajdari dhe Artane Rizvanolli, ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger etj. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen konstituese. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Turizmin; raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Kuvendi i Kosovës, C301, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze. (Krushë e Madhe, Rahovec, ora 11:00)

Mbahet festivali i organizuar nga “Max Travel” me qëllim të zhvillimit të turizmit, pjesë e të cilit do të jenë më shumë se 30 përfaqësues të hoteleve nga Turqia. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)

OJQ Aktiv promovon ueb faqen “Miqësia Serbe-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare Mitrovicë, ora 11:00)

Mbahet promovimi i romanit “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)
SOS Fshatrat e Fëmijëve, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe KOMF, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, rruga “1 Tetori”, Velani, ora 13:00)

Mbahet nata e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” 2022. Me këtë rast ndahen çmimet e edicionit të gjashtë të këtij festivali. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 20:00)
/InfoSot/