Ngjarja e rëndë në Strellc, 55-vjeçari ishte pronar i punëtorisë në të cilën humbi jetën 

E publikuar: 08/04/2026 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja Amantina Hasani ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Strellc të Deçanit, ku humbi jetën një 55-vjeçar.

Ajo bëri të ditur se tashmë i ndjeri, ishte pronar i punëtorisë në të cilën humbi jetën, përcjell Klankosova.tv.

“Xhevati vdiq pasditen e sotme, diku rreth orës 14:00, në punëtorinë ku po punonte si zdrukthëtar, në të njëjtën kohë ishte edhe pronar i asaj punëtorie. Në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ai nuk ka qenë i vetëm në punëtori, por ka qenë i vetmi që ka marrë lëndime, për shkak të rënies së dy paletave. Paletat kanë qenë goxha të rënda dhe dy personat që kanë qenë aty, njëri nga ta vëllai i tij, e kanë pasur të pamundur për t’i larguar nga trupi, për shkak të peshës që kanë pasur”.

“Familjarët na thanë që i ndjeri ka lënë katër fëmijë, megjithatë të rritur, por që të gjithë familja janë të tronditur nga rasti”, u shpreh gazetarja Hasani.