Ngërçi, sot mblidhet komisioni i reformës në Drejtësi

E publikuar: 17/08/2016 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet sot në orën 10:00 për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Partia Demokratike kundërshton rreth 10 pika në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.