Gabriel Escobar
Rreth 9 orë bisedime për planin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë -Serbi, ende nuk kanë prodhuar rezultat.
Ndërmjetësit dhe palët, ajo kosovare e serbe, nuk kanë dhënë asnjë informacion, madje as rreth fillimit e mbarimit të takimeve e pauzave që kanë pasur.
Mediat megjithatë kanë raportuar për dy takime trilaterale. Mediumi serb RTS ka njoftuar pak më parë se emisari i SHBA’së Gabriel Escobar ka ndërhyrë duke i takuar Kurtin e Vuçiqin.
Gazetari Baton Haxhiu duke folur në emisionin Pressong të T7 ka thënë se Albin Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, derisa Aleksander Vuçiq ka dalë me një propozim të ri.
Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.
“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vucic ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.
Ndërsa ish -Kryediplomati Petrit Selimi po ashtu ka thënë se nga informacionet që I ka “emisarët janë duke u angazhuar fuqishëm për të shpëtuar përpjekjen e tyre për marrëveshje”.