Ngërçi në Kuvend, Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 20/05/2025 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për RTK ka thënë se presidentja Osmani në takimin me liderë ka thënë se vetë duhet ta gjejnë zgjidhjen për të dalë nga ngërçi në Kuvend, shkruan infosot.com

Ai ka thënë se po bëhet shkelje me mosvotimin në mënyrë të fshehtë.

Kurti tutje ka thënë se zgjidhja është që mos t’ia imponojmë propozimet njëri-tjetrit.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena Haxhiu, por komisioni për votimin e fshehtë.”.

Kurti ka thënë se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse ka një përgjigje për zhbllokimin e ngërçit, shkruan infosot.com