Ngërçi i ri, Osmanit i kërkohet të mos e caktojë mandatarin për qeverinë, Cakolli: Gjykata me gjasë del me masë të përkohshme

E publikuar: 31/08/2025 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi është kurthuar në një ngërç të ri, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ka kryer punë me Kuvendin, të cilin e quan të konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komunteti serb.

Partitë tjera dhe ekspertët ligjorë përgjithësisht thonë se partia e Albin Kurtit, përmes kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, devijoi nga rendi kushtetues.Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim i tha Gazetës Express se nuk ka “as arsye kushtetuese, as objektive”, në konstatimin e Bashës të shtunën se Kuvendi është konstituuar. Kjo situatë, sipas tij, tregon vetëm “mungesën e vullnetit politik nga Lëvizja Vetëvendosje” për t’u angazhuar për formimin e një shumice të re në Kuvend dhe formimin e një qeverie të re.Në radhë të parë, Kuvendi nuk është i konsitutuuar. Pra, konstatimi se Kuvendi është konstituuar, perveçse pa sens politik, është juridikisht nul, në kuptimin që nuk prodhon asnjë pasojë juridike”, thotë ai.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila të premten kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria të bëhen “urgjentisht”, do të duhej t’i ftonte partitë politike parlamentare për konsultime dhe t’ia propozonte Kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili do të duhej ta krijonte qeverinë e re. Kjo, vetëm nëse ajo e konsideron të konstituuarKuvendin, sikurse LVV-ja.

Basha konstatoi të shtunën se Kuvendi kishte “ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës” – zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Seancën e mbylli me thirrjen e një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën. Në të, PDK-ja dhe LDK-ja kanë thënë se s’do të marrin pjesë.

Cakolli thotë se presidentja tash “nuk ka mundësi të përfshihet”. Ai tha se Osmani nuk do të duhej ta ndërmerrte ndonjë hap që do ta kalonte situatën te zgjedhje e qeverisë.