Ngecje në formimin e FAK-ut

06.04.2015 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ngecje në formimin e FAK-ut

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për përgjegjësi të reja mbrojtëse, duke u transformuar në Forca të Armatosura. Këto janë deklarata më të shpeshta, që kohëve të fundit i thonë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovë.

Ata thonë po ashtu se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka përmbushur objektivat dhe tani është e gatshme edhe për misione paqeruajtëse në botë, përkrah forcave të NATO-s.

Mirëpo, njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë, theksojnë se FSK-ja ka përmbushur kushtet për shndërrim në Forca të Armatosura të Kosovës, por sipas tyre për shkak të çështjeve politike, ka ngecje.

Florian Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë, dhe drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur është një element shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Ai konsideron se kjo çështjë nuk ka rrugë tjetër, por vonesat janë evidente.

“Nuk ka dilemë se procesi ka stagnuar. Unë mendoj se ka qenë një dështim i legjislaturës së kaluar që nuk arriti ta fus në agjendë këtë çështje në momentin kur e kishim një pozicion tjetër politik”, tha Qehaja.

Edhe Naim Maloku, njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, thotë se shndërrimi i FSK-së në FAK është mjaft i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas tij, është një parapërgatitje për të marrë përgjegjësi që në Kosovë aktualisht i ka NATO-ja.

“Ato duhet të ngriten dhe normalisht dhe të përgatiten për të marrë përgjegjësitë e KFOR-it në Kosovë”, tha Maloku.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë shprehur shqetësime edhe në raport me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të mund të shkojnë në veri të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se qasja e Forcave të Armatosura në veri të Kosovës do të mbetet e limituar.

Eksperti Maloku thekson se nëse Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen nuk arrijnë të shkojnë në veri të vendit dhe nëse në ketë drejtim arrihet ndonjë marrëveshje e shkruar, kjo, sipas tij, do thotë ndarje e Kosovës.

“Dëm i madh i bëhet Kosovës për proceset në të ardhmen. Praktikisht ajo e ndan Kosovën, dhe nëse kjo bëhet me marrëveshje…ne e dimë se as FSK-ja nuk shkon në veri, mirëpo nuk është me marrëveshje të qeverisë”.

“Ajo nuk shkon për shkak se përgjegjësinë atje e ka NATO-ja dhe KFOR-i. Kjo është shumë më e rendë për mendimin tim, se sa edhe asociacioni i komunave (serbe) që është një prej veprimeve ose kushteve që Lista Serbe i parashtron, e që janë jashtëzakonisht të renda për të ardhmen e Kosovës”, tha Maloku.

Për moslejimin e FAK-ut në veri të Kosovës, Florian Qehaja thotë se kohë më parë thuhet se është arritur një marrëveshje gojore ndërmjet ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Qehaja tha po ashtu se nga lista serbe ka tendence të qartë se votat e tyre për FAK-un, të përdoren si një pazar politik në funksion të marrjes së një mandati ekzekutiv për asociacionin e komunave në veri të Kosovës.

“Kjo përbën një rrezikshmëri të madhe. Në anën tjetër, Prishtina zyrtare duhet të shfrytëzojë koncencionet që i ka bërë deri tash në marrëveshjet me Beogradin e sidomos aprovimin e mundshëm të Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Në ketë rast duhet të bindet faktori ndërkombëtar që për shkak të koncesioneve që janë bërë duhet të aktivizohet faktori ndërkombëtar dhe të bindet Llista Serbe që ta votojë FAK-un”.

“Kjo është në interes edhe të faktorit ndërkombëtar, për arsye se KFOR-i do të tërhiqet dhe si rrjedhojë do të hapej mundësia që Kosova të ketë marrëdhënie kontraktuale sepse deri tash nuk ka”, tha Qehaja.

Në rishikimin e strategjisë për sigurinë e Kosovës është rekomanduar që FSK-ja të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ky rekomandim është miratuar nga Qeveria, por që të jetë i plotfuqishëm, duhet të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të miratohet ligji përkatës.

Për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës nevojiten ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ato nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë bashkësitë e pakicave në Kuvend.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e cila ishte pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktualisht 2,263, është numri i pjesëtarëve të FSK-së, ku 478 janë aktivë, raporton rel.

Nga përbërja e përgjithshme e këtyre pjesëtarëve 8.91 për qind janë nga komunitetet pakicë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet