Kur kanë mbetur vetëm 48 orë nga mbyllja e merkatos së verës, Lazio dhe Nantes ende nuk kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Lorik Canës në klubin francez.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze “Le Parisien”, që shpjegon se negociatat janë “bllokuar”, pasi skuadra e Serisë A ende nuk ka dhënë “dritën jeshile” për largimin e 32-vjeçarit. Cana ka edhe një vit kontratë me Lazio-n, megjithatë klubi kërkon të zvogëlojë kontingjentin dhe lojtari nuk është në planet e stafit teknik për sezonin e ri.
Gazeta thekson se kapiteni i Shqipërisë është në diskutime të avancuara përsa i takon transferimit te Nantes. Klubi francez i ka ofruar Canës kontratës 1-vjeçare me opsion për të rinovuar edhe një vit tjetër.
Operacioni është i komplikuar, edhe pse jo i pamundur, prej pagesës së lartë të lojtarit. Shifra ende nuk është zyrtare, por spekulohet se rroga e mbrojtësit do të jetë nga 700 mijë euro deri në një milion euro në sezon. Bisedimet vazhdojnë dhe në orët në vazhdim pritet mbyllja e sukses e operacionit në merkato. Lorik Cana nga ana e tij është gati të kthehet pas 6 vitesh në Ligue 1 franceze, kampionat ku ka mbrojtur ngjyrat e Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille./ss/