Ka dashur të përfitojë nga rrëmuja dhe lëvizja e dendur e udhëtarëve në autobusin urban të linjës, por nuk e dinte që nga pas kishte dy policë të veshur civilë që e dëgjuan klithmën e vajzës që nisi ta ngacmonte seksualisht.
Incidenti ndodhi në lokalitetin Trastevere i cili ndodhet pranë kryeqytetit Romë dhe në jug të Vatikanit, raporton noa.al.
Në një moment, 37-vjeçari banor i zonës që përshkonte urbani, ka vëzhguar femrat që gjendeshin brenda autobusit dhe i është afruar një 29-vjeçareje që mendoi se mund të ishte preja e tij e përshtatshme për të shuar deri diku epshin seksual.
Kur agresori i ka futur duart nën rroba, vajza ka reaguar duke klithur. Pasagjerët e tjerë nuk ishin fort aktivë për të reaguar, por ishin pikërisht dy policë të veshur civilë ata që e mbërthyen agresorin. Ata thanë se arritën ta kapin në momentet kur po tentonte të dilte nga autobusi.