Një kirurg shqiptar në Monza të Italisë është dënuar me 20 muaj burg për ngacmim seksual ndaj një 20 vjeçareje, e cila kishte shoqëruar në klinikë të dashurin e saj.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019 në klinikën Zucchi.
Sipas 20 vjeçares, teksa ajo priste lajmet për të dashurin e saj i cili kishte dhimbje të shumta fyti, kirurgu shqiptar 40 vjeçar kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht duke e prekur.
Nga ana tjetër kirurgu shqiptar ka deklaruar se kishte tentuar ta nxirrte jashtë të renë, pasi kjo e fundit po konsumonte duhan në spital, gjë që nuk lejohet. /Oranews/