Ngacmim seksual në Agjencionin e Murat Mehës

E publikuar: 11/01/2016 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Agjencionin Kadastral të Kosovës (AKK), institucion ky që udhëhiqet nga kryeshefi, Murat Meha, njëherësh udhëheqës i Demarkacionit me Malin e Zi, këto ditë ka ndodhur një rast i ngacmimit seksual.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryeshefi i këtij agjencioni, Murat Meha.
‘Rasti është duke u trajtuar Brenda Agjencionit Kadastral të Kosovës, komisonet janë duke punuar lidhur me këtë rast”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.
Gazeta merr vesh që zyrtarët e përfshirë në këtë qështje për disa ditë nuk kanë dalë në punë derisa është premtuar se do të merren masa ndaj ngacmuesit.
Madje familjarë të zyrtares së ngacmuar seksualisht kanë kërkuar përgjegjësi direkt nga kryeshefi Meha, dhe ndërkohë që bëhet e ditur se të përfshirit në këtë rast janë duke vazhduar punën e tyre./Gazeta Fjala/
– See more at: http://gazetafjala.com/ngacmim-seksual-ne-agjencionin-e-murat-mehes/#sthash.GYpPqnXP.dpuf