Nga VV thonë se çështja e shtesave të policisë është afër përfundimit

E publikuar: 24/10/2023 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se çështja e shtesave të Policisë së Kosovës është drejt fundit dhe se po punojnë në këtë drejtim.

“Çështja për shtesat e policëve është afër përfundimit. Grupet punuese i kemi nisur para gjashtë muajsh”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ndërkaq deputeti Mefail Bajqinovci thekson se viti 2024 nuk do i presë policët pa shtesa.

“Vetëm na lini pak kohë dhe kjo punë do të kryhet këtë vit.” – tha ai.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e PDK-së në mbështetje të Policisë së Kosovës përfundoi pa vendimmarrje të enjten në Kuvend.

Me vetëm 28 deputetët të pranishëm, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka thënë se nuk kuorum të mjaftueshëm për të votuar dhe rezoluta shtyhet për seancën e radhës.