Nga terrorizmi s’jemi më të rrezikuar sesa rajoni

E publikuar: 23/11/2015 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka vlerësuar se rreziku i Republikës së Kosovës nga terrorizmi është i barabartë me atë të vendeve të rajonit.

Si ka thënë për ‘Epokën e re’ se institucionet e sigurisë duhet të jenë të kujdesshme edhe të mos e neglizhojnë rrezikun nga ky fenomen.

Sipas Ramadanit, për sigurinë kombëtare të Kosovës më sfiduese se terrorizmi janë rreziqet socio-ekonomike dhe ndikimet e ndryshme politike të Serbisë.

Ramadani ka deklaruar se Kosova nuk është ndonjë faktor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk përbën ndonjë cak kryesor për sulme nga ISIS-i.