Nga tani e tutje, qytetet e Kosovës njihen si të Kosovës në Facebook

E publikuar: 21/11/2015 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë, Lavdi Zymberi, kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë.

Kjo për faktin se kur përdoruesit e Kosovës etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.

Mirëpo, falë nënshkrimeve të shumta të peticionit, kjo tashmë ka ndryshuar, raporton Koha.net.

Vet Lavdia ka njoftuar se peticioni është mbyllur dhe tanimë përdoruesve nuk do t’ju shfaqet më Serbia si shtet, por Kosova.

“Të dashur përkrahës, prej tani e tutje, lokacioni juaj në Facebook do ta shfaq Pristina, Kosovo dhe jo më Serbia. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe kënaquni në rrjetin tuaj social”, ka shkruar Lavdia, personi që organizoi peticionin që i bënte thirrje themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që ta njihte Kosovën në vend të Serbisë si shtet amë i qyteteve të Kosovës.