Nga sot pa viza edhe në Bahamas

E publikuar: 20/01/2026 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me shtetin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar Gërvalla.