Shtatë tifozë të klubit grek PAOK vdiqën në një aksident në Rumani, teksa po udhëtonin për në Francë për të parë nga afër ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lyonit.
Në pamjet e publikuara tashmë në rrjetet sociale, shihet se minibusi me tifozë, godet një kamion cisternë, ku shumë persona kanë ngritur dyshime se shoferi ka hyrë qëllimisht në anën e gabuar dhe ka goditur kamionin.
Të gjithë ishin shtetas grekë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave vinin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini dhe tre nga Selaniku.
Megjithatë sipas mediave në Shqipëri, një nga shtatë viktimat është me origjinë shqiptare.
“Nga 7 viktimat e deritanishme, ndonëse informacione të pakonfirmuar, njëri prej viktimave dyshohet se është shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P.”, raporton “Newsport.al”.

















