Federata e Futbollit anglez dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen për pushimin dimëror, pa cenuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë.
Kampionati do të ndërpritet për dy javë në muajin shkurt dhe do të aplikohet nga sezoni 2019-2020.
Kjo do të ndodh para se të zhvillohet Kampionati Evropianit 2020.
Harry Kane dhe Eldin Jakupovic . (Getty Images)
Ky pushim do ta prek paksa orarin, pasi raundi i pestë i FA Kupës do të zhvillohet në mesjavë dhe atë në mbrëmje.
Në anën tjetër 10 ndeshjet e një raundi të Ligës Premier do të luhen në dy fundjava.
“Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur”.
Southampton – Manchester City (Getty Images)
“Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, por pa cenuar festën e Krishtlindjes”.
“Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë i vlefshëm për turnetë ndërkombëtarë”, ka thënë shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn.
Liverpool – Brighton (Getty Images)
I pari i FA ka thënë se klubet gjatë këtij pushimi nuk kanë të drejtë ta shfrytëzojnë pushim për të fituar të ardhura me ndeshje miqësore e turne. /Telegrafi/

















