Kosova më shumë gjak të derdhur e fitoi betejën me Serbinë për tu bërë e lirë.
Pasditen e kësaj të diele, Hashim Thaçi ish udhëheqësi politik i UÇK-së sot president, nga aeroporti Nënë Tereza është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar, një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.
Pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht i përgjigjet pyetjes se si e shikon ai këtë përballje me prokurorin special.
Kush e udhëheq ekipin e mbrojtjes?
Çfarë u thotë Hashim Thaçi të gjithë atyre që kanë dyshimin më të vogël se ai dhe Kadri Veseli janë përfshirë në krime lufte?
A është besimplotë Hashim Thaçi se do ta fitojë këtë betejë të re kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare?
Këtyre dhe të tjera pyetjeve presidenti Hashim Thaçi u jep përgjigje në këtë intervistë e cila do të transmetohet në edicionin, qendror të lajmeve ora 19:30 në Top Channel.