Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit në veri.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.
Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin europian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.Më herët gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë duke e dënuar “dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës”,transmeton Express.
“I bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore demokratike, Bashkimit Europian dhe NATO-s që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës të cilat janë qartazi të nxitura, përgatitura dhe financuara nga Beogradi”, tha Kurti në një konferencë për media.