Sot në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”.
Kjo është një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat.
Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës ka vendosur që nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.
Komuna ka njoftuar se qytetarët mund të marrin me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit).