Nga nesër shpërndahet mjegulla, fundi i vitit i akullt

E publikuar: 28/12/2015 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme mjegulla filloj të shpërndahej në pjesën më të madhe të rrafshit të Kosovës, ndërkaq në Dukagjin dhe Anamoravë vazhdoj të mbetet tutje.

Temperatura maksimale në pjesë më të larta të Prishtinës arriti deri në 10C, ndërkaq në viset e mbuluara me mjegull maksimalet u sollën nga 1C deri 4C.

Sipas parashikimeve të fundit, me ardhjen e frontit të ftohtë nga verilindja e kontinentit, gjatë ditës së marte dhe mërkure mjegulla do të filloj të shpërndahet, por masa të ftohta ajrore arktike pritet të sjellin ditët e akullta (ku temperatura maksimale mbetet nën 0C) mbi vendin tonë. Të mërkurën vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore, ndërkaq nga dita e enjte do të mbajë mot i ftohtë me acar, por kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale nga 7C, nesër, do të zbresin deri në -2C ditën e enjte dhe të premte, ndërsa minimalet pritet të zbresin edhe deri në -12C. Era do të fryejë nga verilindja 2-7m/s.

Nga fundi i javës, shfaqen tendenca që vransirat të shtohen me mundësi edhe për të reshura të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt, ndërkaq temperaturat do të shënojnë rritje me maksimale edhe mbi 0C.