“Nga nesër çmimi maksimal për naftë 1.54, për benzinë 1.36 euro”

E publikuar: 11/03/2026 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nga nesër çmimi maksimal në treg për një litër benzinë, nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro, derisa për benzinë 1.36.

“Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime: Nafta: 1.40 €/l; Benzina: 1.22 €/l”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo u thotë qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 11000.