Nga NASA në Shtime: Një fshat i vogël në Kosovë mbledh ekspertët e astronomisë

E publikuar: 22/06/2024 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hapja e Observatorit dhe Planetariumit të parë Kombëtar në Kosovë, ka bërë që shumë ekspertë të huaj të astronomisë ta kenë destinacion fshatin Rashincë të komunës së Shtimes. Pranë pajisjeve të dhuruara nga kompani amerikane, disa të rinj mësuan nga ekspertët për fushën e astronomisë.

Për ta parë Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë ka qenë edhe Terry Watson i cili ka qenë pjesë e ekipit të Apollos.