Manchester Unitedi e ka të qartë se duhet të bëjë shumë punë në tregun e transferimeve për të qenë konkurrent serioz për ta fituar titullin e Ligës Premier.
Në edicionin e kaluar, Djajtë e Kuq mbetën 19 pikë prapa kampionit Manchester City, prandaj nevojiten shumë ndryshime në skuadër për të konkurruar me rivalin lokal dhe klubet tjera në Ligën Premier.
Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant janë disa prej blerjeve këtë verë, ndërsa për çdo blerje duhet të jetë edhe largime.
Më poshtë jua sjellim dhjetë lojtarët që mund të largohen gjatë këtij afati kalimtar nga Old Traffordi:
Anthony Martial
Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga Old Traffordi dhe është në pritje të ofertave.
Matteo Darmian
Matteo Darmian (Foto: Getty Images)
Juventusi është klubi më i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të krahut.
Marcos Rojo
Marcos Rojo (Foto: Getty Images)
Tash për tash, Djajtë e Kuq kanë shumë mbrojtës, prandaj duhet ta largojnë dikë.
Andreas Pereira
Andreas Pereira (Foto: Getty Images)
Pas sezoneve të kaluara në huazim, mesfushori pritet të largohet, sepse nuk mund të zë vend në formacionin bazë.
Luke Shaw
Luke Shaw (Foto: Getty Images)
Mbrojtësi i majtë është vetëm 23 vjeçar, mirëpo Jose Mourinho nuk po e trajton si lojtar të nevojshëm në skuadër.
Phil Jones
Phil Jones (Foto: Getty Images)
Unitedi është në pritje të ofertave për futbollistin defensiv, i cili është në krye të listës së largimeve.
Chris Smalling
Chris Smalling (Foto: Getty Images)
Ka qenë mjaft i angazhuar në mbrojtje në edicionin e kaluar, mirëpo nëse Unitedi transferon një tjetër qendërmbrojtës, ai do të nxirret në shitje.
Timothy Fosu-Mensah
Timothy Fosu-Mensah (Foto: Getty Images)
Pas huazimit te Crystal Palace, ai është kthyer në Old Trafford. Mirëpo, Palace dëshiron ta huazojë sërish Fosu-Mensah.
Axel Tuanzebe
Axel Tuanzebe (Foto: Getty Images)
Lëndimi ia ka zbehur shpresat që të depërtojë në skuadrën e Unitedit, ndërkohë që Mourinho ka shumë lojtarë para tij në përzgjedhje.
Paul Pogba
Paul Pogba (Foto: Getty Images)
Një rikthim te Juventusi është bërë temë shumë e përfolur në lidhje me të ardhmen e Pogbas. /Telegrafi/



















