Me golin e realizuar që në debutim për Spartën e Pragës, Albion Rrahmani e vulos kualifikimin e ekipit të tij për finalet e Ligës së Kampionëve.
Futbollisti që deri para një viti e gjysmë luante me Ballkanin në Kosovë, u shndërrua në hero për 38 herë kampionin e Çekisë, qysh në paraqitjen e tij të parë, njofton Klankosova.tv.
Sparta e mposhti Malmon në të dy ballafaqimet e PlayOff-it dhe tani pas 18 vjetësh, kthehet në mesin e skuadrave më të mira të kontinentit.
Rrahmani ishte golashënuesi i dytë gjatë kësaj ndeshje. Ai topin në rrjetë e futi në minutën e 83-të. Tre minuta më herët, Lukas Haraslin, shënoi golin e parë.
Loja përfundoi me rezultat 2-0.