Kur isha e pamartuar, një djalë, fqinj imi, më ngacmonte çdo ditë. Unë, si fshatare nga një zonë e Dukagjinit, as që guxoja të mendoja për një aventurë seksuale, se lëre më të bëja këtë. Nga ana tjetër, në moshën 20-vjeçare më pat kapluar sikleti dhe nuk duroja dot pa mashkull. U dashke që t’i presë procedurat patriarkale, përderisa të bëhesha gruaja e dikujt që nuk do e njihja fare, deri në martesë…
Ishte fillimi i viteve nëntëdhjetë. Kohë me krizën më të madhe financiare dhe aq më tepër dashurore. Megjithatë, unë në një festë ia lëshova sytë një djaloshi nga një fshat fqinj dhe, lidhje pas lidhjeve, e bëra atë për veti. E mashtrova lehtë që t’më grabiste, gjoja se familjen e kam të vështirë dhe nuk do më fejonte për të. Ashtu edhe vepruam, disa muaj më vonë…
Nata e parë ishte fenomenale, por paksa me droje, megjithatë. Ku e dija se si do t’i dukesha atij djali, i cili nga ajo natë e deri më sot është burri im…
Pasi më kaluan ato ditë të para, gjatë të cilave ndjeja nga pak dhimbje, kuptova se nuk ishte edhe aq i fortë si mashkull.
Kënaqësia e shumëpritur…
Kaluan ca vite dhe ne u bëmë me fëmijë. Atëherë ndjeja edhe më shumë nevojë për “diçka” të madhe. Harrova të them se, para se t’na lindnin fëmijët, burrit ia mbusha mendjen se nuk jetohet me familjen e tij. Prandaj, pasi u bë ai lesh me ta, vendosi të shkonim në kryeqytet. Aty gjeti një banesë shumë të mirë dhe në një lagje, paksa të fshehtë, sikur t’më kishte pyetur mua. Vend fenomenal për ta shijuar unë atë që më mungonte kaherë, sidomos pasi linda fëmijët.
Një burri, i cili ishte i martuar me një femër të trashë, ama jashtëzakonisht të shëmtuar, ia vura syrin menjëherë. Nuk ishte kushedi sa i bukur, por kishte një stil që më përshtatej mua. Buzëqeshja e tij, kur më përshëndeste gjatë “ndeshjes” në shkallë apo edhe në markete, me flakëronte.
Ai e kishte nuhatur këtë ndjenjë timen dhe filloi aksionin…
– Sa shumë më pëlqen, nuk e ke idenë! Do të dëshiroja të të kem vetëm njëherë, e pastaj le të vdesë – më tha prerazi dhe u largua.
Unë fillova të mendoja në çdo kohë për këtë “ofertë” nga ai: Ta pranoj, mos ta pranoj? Të nisi këtë lojë që dëshiroja shumë vite, apo jo? Do të ishte rrezik, apo jo?
Kaluan ca ditë dhe ja, papritur, u takuam me të në bodrumin e ndërtesës, ku ne ruanim zarzavatet dhe drutë.
– Nuk është fer të mos më përgjigjesh. Nëse e meritoj, më trego… Por, më beso se ti më pëlqen dhe nuk e kam me të keq – më fliste pa ndërprerë ai, ndërkohë që afrohej gjithnjë e më pranë meje.
Unë vetëm e shikoja, por që goja m’u frenua krejtësisht. E shihja se njëra do të ndodhte me mua, rreziku ose kënaqësia e shumëpritur. Megjithatë, qëndroja e stepur, përderisa ai mu afrua dhe ma hodhi krahun në sup, ndërkohë që fjalët nuk i ndalte. U bëra sikur pula në shi: as të tërhiqesha e as të qëndroja aty.
Por, ai ishte ekspert i këtyre punëve: më shikoi drejt në sy dhe m’i ngjiti buzët për buzët e mia. Unë, fillimisht, nuk reagova, por më vonë ia ktheva edhe unë, pasi harrova se ku ndodhesha dhe me kë. Më rrëmbeu për vithe dhe më ngjiti për trupin e tij.
O zot, sa i fortë ishte…
Dhe, në çastin kur më mbështolli për trupin e tij, u dëgjua dera e bodrumit dhe ne u ndamë me shpejtësi. Unë shkova në bodrumin tonë, e ai u fsheh diku që as unë nuk do e gjeja dot, se lëre më fqinji plak, i cili kishte zbritur për punët e veta.
Sapo është ngjitur ai plak i mallkuar lart, ai doli nga vendi ku ishte fshehur dhe qeshte…
– E sheh se ke kah na bën horë e dheut – më tha, duke qeshur tamam si një dashnor i vërtetë.
Fjalët e tij më bën të mos vazhdoj më tej, por i thash se mund t’më vij në banesë të nesërmen në mbrëmje, sepse burri më shkonte për një dokument në fshat dhe do të qëndronte atje një natë.
Mbeta si qyqajkë
Kështu edhe ndodhi. Sapo është qetësuar çdo gjë, ai erdhi në banesë dhe unë mbeta si qyqajkë. Nuk dija se çfarë të mendoja, vetëm se i “kërceva” si kuçedër në qafë. Ashtu, e ngatërruar në të, u ndodha në dhomën time të fjetjes, të cilën do e ndaja për herë të parë me një mashkull tjetër…
E, fëmijët flinin rehat në dhomën e tyre, sikur të solidarizoheshin me mua. Pas një kohe shkova t’i kontrolloja dhe ta qoja djalin deri në banjë, sepse ai dinte shpesh të lagte shtratin, edhe pse i kishte pesë vjet.
Me t’u kthyer në shtratin e burrit, ku tanimë kisha diçka shumë më të mirë se ai vetë, u hodha sërish në shtrat dhe për një kohë nuk flisnim. Në një çast ai e shikoi orën dhe mbet i shtanguar.
– Uh, më duhet të shkoj tani se zoti e di se çfarë do më thotë gruaja – filloi të “pendohej” ai për kohën e humbur me mua.
– Fare mos shko, nëse e di që s’do ta hapë derën – i thash me shaka, duke ia tërhequr vërejtjen se, nëse kthehet prapë, nuk do ja hap derën më.
– Je fantastike… Ti meriton shumë më tepër, por nuk e di pse ai qyqani yt nuk ta di vlerën – më tha ai, derisa vishej me shpejtësi.
Nuk e di pse jam e tillë, por në atë çast më erdhi inati që m’i tha burrit qyqan. Ndjeva një dozë faji, sepse burri im nuk e meritonte një grua të tillë, por ja që kureshtja më bëri të provoj diçka më shumë…
E, tash, pas 10 vjetësh të asaj nate, jam penduar pse veprova ashtu, pse e tradhtova burrin, madje në shtratin tonë të dashurisë.